Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Irani hedh poshtë raportimet për mbyllje të kufirit në veri të vendit


Ilustrim- Foto nga arkivi

Irani ka hedhur poshtë raportimet se ka mbyllur kufirin me Irakun verior si përgjegjie ndaj referendumit kurd për pavarësi, muajin e kaluar.

“Siç kemi njoftuar më herët, ne i kemi ndaluar hapësirat ajërore në rajonin autonom të Kurdistanit, siç është kërkuar nga qeveria qendrore e Iranit, dhe me sa unë di, asgje e re nuk ka ndodhur në këtë zonë”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Bahram Qassemi.

Më herët gjatë ditës, agjencia e lajmeve të Iranit, Tasnim, ka raportuar se autoritetet iraniane kanë mbyllur kufirin Bashmakh, të rajonit të Kurdistanit.

Tensionet janë rritur kur kurdët e Irakut, votuan për pavarësi, votë të cilën Bagdadi ka refuzuar ta njohë.

XS
SM
MD
LG