Ndërlidhjet

Jeenbekov president i Kirgizisë sipas rezultateve preliminare


Sooronbai Jeenbekov

Rezultatet zyrtare preliminare nga zgjedhjet presidenciale në Kirgizi, tregojnë se Sooronbai Jeenbekov, aleat i presidentit në detyrë, Almazbek Atambaev, ka fituar më shumë se 54 përqind të votava.

Me numërimin e më shumë se 97 përqind të votave, kundërshtari kryesor i Jeenbekovit, Babanov, ka marrë vetëm 34 përqind të vitave, raporton Komisioni qendror i zgjedhjeve (CEC).

Sipas tyre, dalja në votime ishte rreth 50 përqind.

Në këto zgjedhje për të zëvendësuar presidentin e tanishëm, garuan 11 kandidatë, duke përfshirë edhe një grua.

Kandidatët kyç për president, Babanov, Jeenbekov dhe Temir Sariev, shërbyen si kryeministra gjatë qeverisjes së Atambaevit.

XS
SM
MD
LG