Ndërlidhjet

Talebanët hedhin poshtë akuzat e çiftit amerikano- kanadez për vrasje dhe dhunim


Kanadezi Joshua Boyle, ka akuzuar talebanët për vrasje dhe dhunim.

Një zëdhënës i talebanëve ka hedhur poshtë akuzat e kanadezit Joshua Boyle, se fëmija i tij ishte vrarë dhe bashkëshortja ishte dhunuar, gjatë pesë viteve të mbajtur peng nga grupi Haqqani.

Zabihuallah Mujahid, në një deklaratë i ka quajtur akuzat kundër talebanëve “të pavërteta dhe propaganduese” dhe “të pabaza”.

“Askush nuk e ka vrarë qëllimisht fëmijën e këtij qifti dhe ashkush nuk i ka dhunuar ata”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, bashkëshortja e tij kishte abortuar dhe se Boyle asnjëherë nuk ishte ndarë nga gruaja e tij.

Mujahid shtoi se Boyle, tani ishte në duar “të armiqve” dhe se se ai ishte i detyruar të thoshte gjithçka.

XS
SM
MD
LG