Ndërlidhjet

Spanjë: Afrohet afati që liderët e Katalonjës të deklarohen


Carles Puidgemont duke e nënshkruar deklaratën e pavarësisë së Katalonjës

Qeveria e Spanjës i ka dhënë afat deri sot liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, për të qartësuar nëse ai e ka shpallur pavarësinë apo jo, pas referendumit në këtë rajon autonom.

Nëse ky lider i Katalonjës përgjigjet se e ka shpallur pavarësinë, atëherë qeveria qendrore në Madrid i ka dhënë mundësi që deri më 19 të këtij muaji ta tërheq vendimin apo ballafaqohet me mundësinë që statusi aktual i Katalonjës të pezullohet.

Para dy ditësh, zoti Puigdemont tha se ai e kishte “pranuar” pavarësinë, bazuar në rezultatet e referendumit të 1 tetorit, të cilin Spanja e ka vlerësuar si ilegal, ndërsa Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar.

Por, lideri i Katalonjës tha se ai dëshiron që parlamenti lokal ta shtyjë implementimin e pavarësisë “për pak javë” për të bërë përpjekje finale për fillim të negociatave me Spanjën.

XS
SM
MD
LG