Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Liderët botërorë e kanë dënuar sulmin në Somali


Pamje pas sulmit në kryeqytetin Mogadishu në Somali

Seketari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe liderët e tjerë botërorë, e kanë dënuar sulmin me kamion-bombë në kryeqytetin e Somalisë, nga i cili janë vrarë së paku 276 vetë dhe plagosur afro 300 të tjerë.

Në rrjetin Twitter, zoti Guterrs ka shkruar dje se është i “tmerruar” nga sulmi dhe ka kërkuar “unitet në ballafaqim me terrorizmin”.

Qeveria e Somalisë për sulmin e pardjeshëm në kryeqytetin Mogadishu, i ka fajësuar ekstremistët e al-Kaidës dhe al-Shababit, megjithqë asnjëri prej këtyre dy grupeve nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Liderët nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, po ashtu, e kanë dënuar sulmin, që ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist që ndonjëherë ka ndodhur në këtë vend.

XS
SM
MD
LG