Ndërlidhjet

Egjipt: Nga miliantët e dyshuar janë vrarë gjashtë ushtarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Sinaj
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Sinaj

Zyrtarët e Egjiptit thonë se militantët e dyshuar të Shtetit Islamik (IS) i kanë sulmuar disa postblloqe të sigurisë në Sinaj, gjatë ditës së djeshme, duke i vrarë 6 ushtarë dhe plagosur 37 të tjerë.

Zyrtarët thanë se për ndihmë kishin arritur helikopterët ushtarakë dhe sulmet ishin zmbrapsur. Ushtria e Egjiptit tha se 24 sulmues janë vrarë dhe se dy makina ushtarake që i shfrytëzonin ata janë shkatërruar.

Sulmet simultane duket se i kanë shenjat e grupit ekstremist, Shteti Islamik, që e kishte marrë përgjegjësinë për sulmet e mëparshme të këtilla në këtë territor.

Për vite të tëra me radhë, forcat e Egjiptit kanë luftuar kundër militantëve në pjesën veriore të Sinajit, që është në kufi me Rripin e Gazës dhe Izraelin.

XS
SM
MD
LG