Ndërlidhjet

BE: Përkushtim për perspektivën evropiane të Bosnjës


Pamje e selisë së Komisionit Evropian në Bruksel

Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksemburg, është përsëritur përkushtimi për perspektivën në BE të Bosnjë-Hercegovinës si shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran.

Ministrat e jashtëm i kanë miratuar konkulzionet ku shprehet keqardhje për “retorikën përçarëse me origjinë në të kaluarën, ndërsa agjenda e zgjedhjeve të parakohshme gjatë muajve të fundit i ka ngadalësuar reformat dhe ka ndikuar në klimën politike” në Bosnjë.

Ministrat, po ashtu, kanë kërkuar që Sarajeva “t’i shtoj përpjekjet për funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit”.

Bosnja ka mbetur prapa fqinjëve të vet në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Asocim ndërmjet BE-së dhe Bosnjë-Hercegovinës ishte nënshkruar në vitin 2008, por ajo nuk kishte hyrë në fuqi deri në vitin 2015, kryesisht për shkak të mungesës së progresit të Bosnjës në reforma.

XS
SM
MD
LG