Ndërlidhjet

Spanja: Lideri i Katalonjës nuk e ka qartësuar statusin e pavarësisë


Soraya Saenz de Santamaria
Soraya Saenz de Santamaria

Qeveria e Spanjës thotë se lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka dështuar të qartësojë nëse ai e ka shpallur pavarësinë pas refrendunit në këtë rajon autonom.

Madridi i kishte dhënë afat zotit Puigdemont deri sot për ta qartësuar qëllimin e tij para se qeveria qendrore të lëvizte për suspendimin e autonomisë së Katalonjës.

Në një letër të publikuar para se të kalonte afati, Puigdemont ka kërkuar dy muaj të negociatave me qeverinë e Spanjës.

Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria, tha sot se Puigdemont nuk ka dhënë përgjigje adekuate në letrën e tij dhe se deri më 19 të këtij maji, ai duhet t’i kthehet respektimit të legjislacionit të Spanjës.

Më 10 tetor, liderët e Katalonjës e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por e kanë ndalur implementimin e saj për të mundësuar bisedime me Madridin.

Gjykata Kushtetuse e Spanjës e ka shpallur ilegal votimin në referendum.

XS
SM
MD
LG