Ndërlidhjet

Paris: Artisti rus proteston duke ia vënë zjarrin hyrjes në një bankë


Pamje e hyrjes së djegur në Bankën e Francës në Paris

Artisti protestues rus, Pyotr Pavlensky, ia ka vënë zjarrin hyrjes së Bankës së Francës (Bank Of France) në Paris.

Fotografitë e këtij veprimi të kryer gjatë natës janë postuar sot në rrjetin Twitter.

Nuk ka pasur ndonjë shpegim të menjëhershëm për motivet e këtij aksione në këtë bankë, por kjo shihet si vazhdim i protestës së mëparshme të këtij artisti kundërthënës, kur ia ka vënë zjarrin derës së hyrjes së selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në Moskë.

Pavlensky, partnerja e tij, Olga Shalygina, dhe tre fëmijët e tyre, kanë marrë azil politik në Francë, në muajin maj të këtij viti, pasi ata ishin larguar nga Rusia në muajin janar.

Policia ruse i kishte marrë në pyetje Pavlenskyn dhe partneren e tij Shalygina, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke thënë se një aktore moskovite e kishte akuzuar artistin Pavlensky se e kishte dhunuar atë.

Pavlensky i ka hedhur poshtë akuzat dhe atë e ka përshkruar si shantazh , që kishte për qëllim ta parandaloj atë nga aktivitetet e tij politike në Rusi.

Ai ishte paraburgosur për 18 muaj, pasi ia kishte vënë zjarrin derës së madhe të drurit në selinë e Shërbimit Federat të Sigurisë së Rusisë në Moskë, në nëntor të vitit 2015.

Ai është liruar nga burgu në qershor të vitit 2016 dhe ishte detyruar të paguaj një çmim të lartë, por ai kishte refuzuar ta bëjë këtë.

Pyotr Pavlensky, në një rast, i ka gozhduar testisët e tij në Sheshin e Kuq në Moskë, pastaj i ka qepur buzët e tij, e ka mbështjeellur vetveten me tela gjemborë dhe e ka prerë një pjesë të veshit të tij.

XS
SM
MD
LG