Ndërlidhjet

Prokuroria i shqipton masë ndalese prej 48 orësh, Milaim Zekës


Milaim Zeka

Me një vendim të prokurorit të rastit, deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Nisma, Milazim Zeka, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Gazmen Halilaj, avokat mbrojtës i Milaim Zekës. Sipas tij, nuk ka asnjë dëshmi apo provë dëshmuese apo materiale që inkriminon klientin e tij me këtë vepër.

Të martën, ka thënë Halilaj, “do të fillojë betejën juridike më Prokurorinë Speciale” në mënyrë që, siç ka thënë ai, “ta bindë gjykatën që të merr një vendim të drejtë dhe të ndërpres masën e ndalimit”.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka intervistuar deputetin, Milaim Zeka.

“Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me mashtrim dhe shmangie nga tatimi”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, thuhet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Ditë më parë, mediat vendore, përkatësisht portali Insajderi, kishte raportuar se deputeti Zeka ka qenë i përfshirë në një "skemë mashtrimi të mbi 900 qytetarëve me viza pune në Gjermani".

XS
SM
MD
LG