Ndërlidhjet

Turqia e gatshme të ndihmojë forcat irakiane në Kirkuk


Forcat federale të Iranit në provincën Kirkuk.
Forcat federale të Iranit në provincën Kirkuk.

Turqia ka thënë se është shprehur e gatshmë të ndihmojë ushtrinë pro-qeverisë irakiane, në përballjen e tyre me forcat kurde, në qytetin e Kirkukut.

Ankara e cila frikësohet se lëvizjet për pavarësi nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit ( KRG) mund të shtrihen edhe në minoritetin e tyre kurd, ka lavdëruar operacionet e forcave irakiane në Kirkuk.

“Ne jemi të gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi me qeverinë e Irakut, që t’i japim fund prezencës së forcave kurde, në territorin e Irakut”, ka thënë ministri i Jashtëm turk.

Forcat irakiane dhe kurde po përballen me njëra- tjetrën në provincën e Kirkukut, derisa tensionet në mes tyre po rriten pas referendumit kurd për pavarësi nga Iraku.

XS
SM
MD
LG