Ndërlidhjet

Zi në Portugali për viktimat e zjarreve


Portugali

Portugalia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, nisur nga sot, për viktimat e zjarreve.

Së paku 36 njerëz kanë vdekur pasi qindra zjarrje janë përhapur në pjesën qendrore dhe veriore të Portugalisë, të dielën dhe të hënën.

Zjarret kanë nisur si pasojë e kushteve të thata, ndërsa kanë marrë hov nga erërat e Atlantikut dhe uragani Ophelia.

Kryeministri Antonio Kosta tha se kjo është vala më e madhe e zjarreve në këtë vend që nga viti 2006.

Portugalia është përfshirë keq nga zjarret edhe në muajin qershor, kur kanë humbur jetën 64 veta.

XS
SM
MD
LG