Ndërlidhjet

Kongo "pavarësisht abuzimeve" fiton ulëse në Këshillin e të Drejtave të Njeriut


Kongo (Foto ilistruese)

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë ulëse Republikës Demokratike të Kongos në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, pavarësisht pretendimeve se ky vend është i papërshtatshëm për këtë punë, për shkak të abuzimit me të drejtat e njeriut.

Kongo është në mesin e 15 shteteve që kanë fituar ulëse në këtë trup ndërqeveritar, nisur nga janari 2018.

Vendet e tjera përfshijnë Afganistanin, Pakistanin dhe Ukrainën.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, tha se zgjedhja e Kongos është "një tjetër shembull përse Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk ka besueshmëri dhe duhet të reformohet".

Përfshirja e Kongos është "shuplakë në fytyrë për shumë viktima të abuzimit nga Qeveria e Kongos", tha organizata Human Rights Watch.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut përbëhet nga 47 vende anëtare të OKB-së që zgjidhen përmes votimit të fshehtë, me mandat trevjeçar.

XS
SM
MD
LG