Ndërlidhjet

Haradinaj: SHBA-ja të përfshihet në dialogun me Serbinë


Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Kosovës, të përfshihet në bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës e Serbisë, për normalizim të raporteve.

“Roli i Shteteve të Bashkuara është i domosodoshëm për paqe”, i tha Haradinaj agjencisë Reuters në Prishtinë dhe ka shtuar se “rolin e SHBA-ve në tryezë e shohim si një domosdoshmëri esenciale”.

Sipas tij, bisedimet do të duhej të përfundonin me njohjen reciproke të shtetësisë “ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Aktualisht pavarësia e Kosovës është e njohur nga 115 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë 23 prej 28 vendeve të BE-së.

Megjithatë, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është bllokluar nga aleatët e Serbisë, Rusia dhe Kina, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG