Ndërlidhjet

Afganistan: Numri i të vrarëve nga sulmet arriti në 35 vetë


Pamje nga sulmi i sotëm në Gardez të Afganistanit

Zyrtarët afganë thonë se nga dy sulme të ndara vetëvrasëse dhe sulmet me armë kundër forcave qeveritare, janë vrarë së paku 35 vetë.

Përgjegjësinë për sulmin e sotëm kundr kompleksit të policisë në qytetin juglindor Gardez, në Provincën Paktia, e kanë marrë talibanët. Nga ky sulm janë vrarë së paku 20 vetë, ndërsa janë plagosur më 100 të tjerë.

Po ashtu, raportohet se 15 zyrtarë të sigurisë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, në një sulm në provincën Ghazni, për të cilin fajësohen talibanët.

Ministria e brendshme e Afganistanit ka njoftuar se dy sulmues vetëvrasës i kanë aktivizuarr automobilat e mbushur me eksploziv afër selisë së policisë dhe qendrës së afërt stërvitore në Gardez, para se personat e armatosur e kanë filluar sulmin kundër këtyre kapaciteteve.

Ministria tha se lufta disa orëshe ka përfunduar kur pesë sulmues të armatosur janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Megjithatë, një zyrtar i lartë policer tha se gjithesj ishin 11 sulmues.

Zyrtarë të sigurisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se shefi i policisë në këtë provincë, Toryal Abdiani, është vrarë.

Në provincën Ghazni, zyrzarët thane se militantët talibanë e kanë aktivizuar eksplozivin me të cilin ishte i mbushur një automobil afër kompleksit të sigurisë në rajonin Andar, sot herët në mëngjes, derisa militantët e tjerë e kishin shkatërruar ndërtesën.

Mbrëmë vonë, nga një sulm ajror amerikan me fluturake pa ekuipazh, janë vrarë 20 militantë në rajonin Kurram të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët thanë se terreni i bombarduar ishte qendra kryesore e rrjetit Hakani, që është i lidhur me talibanët afganë në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG