Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestë e opozitës kundër presidentit Poroshenko


Mikheil Saakashvili gajtë protestës së sotme para Parlamentit të Ukrainës në Kiev

Disa mijëra protestues kanë demonstruar në mënyrë paqësore para Parlamentit të Ukrainës në Kiev, megjithë pramninë e madhe të policisë. Kjo protestë është organizuar nga politikani kundërthënës, Mikheil Saakashvili, dhe liderët e tjerë opozitarë në këtë vend.

Saakashvili, ish-president i Gjeorgjisë dhe ish-guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, që është zhveshur nga dy shtetësitë, ajo gjeorgjiane dhe ukrainase, ka bërë thirrje për këtë demonstratë muajin e kaluar, pasi ishte kthyer në Ukrainë duke e injoruar qeverinë e presidentit, Petro Poroshenko.

Kjo thirrje është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive opozitare në Ukrainë. Në Protestë është kërkuar krjimi i gjyqeve antikorrupsion, tërheqja e imunitetit parlamentar nga ndjekja penale dhe një reformë e përgjithshme e legjislacionit zgjedhor në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG