Ndërlidhjet

Valë e re e refugjatëve Rohingya


Refugjatët Rohingya duke kaluar kufirin për në Bangladesh.
Refugjatët Rohingya duke kaluar kufirin për në Bangladesh.

Sipas disa dëshmitarëve, ka filluar një valë e re e refugjatëve për në Bangladesh gjatë kësaj fundjave.

Një fotograf i Associated Press ka parë mijëra refugjatë të tjerë duke kaluar kufirin të martën, ndërsa shumë prej tyre janë ndaluar nga rojet e kufirit të Bangladeshit.

Zëdhënësi i UNHCR-së në Gjenevë, Andrej Mahecic, ka vlerësuar se 10 mijë deri në 15 mijë Rohingya kanë ikur që nga e shtuna, duke e rritur numrin e refugjatëve në 582 mijë.

Mijëra myslimanë Rohingya po ikin nga dhuna dhe persekutimet në Mianmari për në Bangladesh, ku gjysmë milioni refugjatë të tjerë po jetojnë në kampe.

XS
SM
MD
LG