Protestuesit po i bëjnë thirrje presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, për të miratuar reformat antikorrupsion, ose për të hequr dorë nga policia në një tubim të organizuar nga politikani, Mikheil Saakashvili, dhe udhëheqësit e tjerë opozitarë.
Protesta paqësore, u kthye në organizim të dhunshëm, kur një grup protestuesish u përpoqën të sillnin tenda para parlamentit.
Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës ndërsa u përpoqën të ndalonin turmën, që sipas policisë përbënin rreth 4,500 persona.
Lëndime të vogla u raportuan nga demonstruesit nga përplasja dhe policia.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform, numri i protestuesve ishte rreth një e treta e asaj që organizatorët kishin shpresuar se do të merrnin pjesë.
Ish-presidenti gjeorgjian, Saakashvilli, ka bërë thirrje për këtë protestë, muajin e kaluar, kur ai ishte kthyer në Ukrainë, për të kundërshtuar qeverinë e Petro Poroshenkos.