Ndërlidhjet

Katalanët protestojnë ndalimin e liderëve separatistë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Disa mijëra njerëz dolën në rrugët e Katalonjës më 17 tetor, pasi një gjykatës urdhëroi ndalimin e dy udhëheqësve separatistë, mes tensioneve rreth referendumit katalanas për pavarësi nga Spanja.

Mijëra punëtorë në Barcelonë dhe qytete të tjera organizuan protestë kundër vendimit të Gjykatës Kombëtare në Madrid, për të mbajtur Jordi Cuixart dhe Jordi Sanchez prapa grilave nën akuzat për organizimin e kryengritjes.

Qindra protestues që këndonin "Presioni nuk është zgjidhje" u mblodhën jashtë zyrave të qeverisë rajonale katalane në Barcelonën qendrore.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës më 17 tetor vendosi që ligji i miratuar në Katalonjë, i cili i hapi rrugën referendumit për pavarësi më 1 tetorit, nuk ishte i vlefshëm.

Gjykata tha në një deklaratë se 12 gjyqtarët e saj "unanimisht" kishin shpallur jokushtetues ligjin e referendumit.

Madridi i ka dhënë afat udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, deri më 19 tetor për të sqaruar nëse ai do të shpall pavarësinë pas referendumit, në të cilin 90 përqind e katalanasve votuan pro pavarësisë, megjithëse pjesëmarrja ishte vetëm 43 përqind.

XS
SM
MD
LG