Ndërlidhjet

Vriten komandantët e lartë të rrjetit Haqqani gjatë një sulmi me dron


Foto nga arkivi

Janë vrarë të paktën 11 talibanë, përfshirë komandantë të lartë, gjatë raundit të dytë të sulmeve raketore, të dyshuara se u kryen nga SHBA-të, raportojnë zyrtarët.

Zyrtari i lartë administrativ në agjencinë Kurram, Bazaer Khan Wazir, tha për Reuters se avionët gjuajtën mbi strehimet e talibanëve dhe vranë të paktën 31 veta gjatë dy ditëve.

Burime talebane thanë për Reuters se 24 anëtarë të rrjetit ekstremist Haqqani që kanë lidhje me me talebanët, u vranë në sulme me avionë, duke përfshirë disa komandantë.

Ndërsa vrasjet i ka konfirmuar edhe një zyrtar afgan, i cili tha për Associated Press se sulmet me dron kanë vrarë 35 talebanë, përfshirë një komandant të talebanëve pakistanezë, Abu Bakr dhe kryengritësve të tjerë të lartë.

Ata thanë se numri i madh i militantëve të pranishëm në kompleksin e goditur nga sulmet tregoi se vendi ishte një qendër kryesore për militantët e rrjetit Haqqani.

XS
SM
MD
LG