Ndërlidhjet

Hidhet poshtë padia e miliarderit rus kundër The Associated Press


Ish-udhëheqësi i fushatës së presidentit Donald Trumpit, Paul Manafort dhe miliarderi rus, Oleg Deripaska.
Ish-udhëheqësi i fushatës së presidentit Donald Trumpit, Paul Manafort dhe miliarderi rus, Oleg Deripaska.

Një gjyqtar i Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë një padi për shpifje të ngritur kundër The Associated Press, nga një miliarder rus i lidhur me presidentin Vladimir Putin.

Gjykatësi amerikan, Ellen Huvelle, tha në vendimin e tij se Oleg Deripaska, paditi agjencinë për një raportim në muajin mars, lidhur me marrëdhëniet e tij biznesore me ish-udhëheqësin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort.

Deripaska pretendonte se raportimi i agjencisë ishte shpifje, por në padinë e tij ai nuk kishte kontestuar asnjë "fakt" të paraqitur në raportimin e AP-së.

Gjykatësi tha gjithashtu se Deripaska nuk kishte arritur të tregonte nëse raportimi i AP-së ishte botuar me qëllim për të dëmtuar ose për të shpërfilluar të vërtetën, një standard ligjor që duhej të përmbushet në mënyrë që padia e tij të procedohej tutje.

Huvelle ka shkruar se padia e Deripaskas “ thjesht nuk mjafton për të shpallur se raportimi kishte tendenca dëmtimi”.

Padia është hedhur poshtë me paragjykim, që nënkupton se Deripaska, nuk mund të bëjë ndonjë padi tjetër rreth këtij rasti.

XS
SM
MD
LG