Ndërlidhjet

Protestuesit bllokojnë rrugën afër parlamentit të Ukrainës


Tendat e protestuesve afër parlamentit ukrainas.
Tendat e protestuesve afër parlamentit ukrainas.

Protestuesit ukrainas në Kiev, të cilët po kërkojnë që presidenti Petro Poroshenko, të miratojë reformat kundër korrupsionit ose të tërhiqet, kanë bllokuar me dhjetra tenda një rrugë kryesore pranë parlamentit.

Edhe pse 4,500 protestuesit kanë thënë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesa e tyre të plotësohet, shefi i policisë, Serhiy Knyazev, u ka thënë gazetarëve se autoritetet nuk planifikojnë të heqin tendat me dhunë.

"Ne nuk duam të përsërisim gabimet e vjetra, duam të sigurojmë të drejtat e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre", tha Knyazev.

Saakashvili, ish-president i Gjeorgjisë dhe ish-guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, që është zhveshur nga dy shtetësitë, ajo gjeorgjiane dhe ukrainase, ka bërë thirrje për këtë demonstratë muajin e kaluar, pasi ishte kthyer në Ukrainë duke e injoruar qeverinë e presidentit, Petro Poroshenko.

Kjo thirrje është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive opozitare në Ukrainë. Në Protestë është kërkuar krjimi i gjyqeve antikorrupsion, tërheqja e imunitetit parlamentar nga ndjekja penale dhe një reformë e përgjithshme e legjislacionit zgjedhor në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG