Ndërlidhjet

Gjermania i bën thirrje Ukrainës të refuzojë kërkesën e Turqisë për ekstradim


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Në një deklaratë, Gjermania tha se shpreson që Ukraina do të refuzojë kërkesën e interpolit nga Ankaraja, për të ekstraduar një person të lindur në Turqi, të cilit i është dhënë statusi i azilit dhe shtetësia nga Berlini.

Mediat gjermane kanë raportuar se Ukraina ka arrestuar personin, të identifikuar vetëm si Kemal K., 52 vjeç, me kërkesë të qeverisë së presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan.

"Ai mund të largohet nga Ukraina vetëm pasi shërbimi i prokurorisë të marrë një vendim përfundimtar mbi kërkesën e ekstradimit nga Turqia dhe pasi njoftimi i interpolit të jetë anuluar", tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme gjermane.

"Ambasada jonë në Kiev është duke u marrë me rastin ... ne po u bëjmë thirrje autoriteteve të Ukrainës që të marrin një vendim të shpejtë për t'i mundësuar K. të kthehet në Gjermani".

I ndaluari, i identifikuar si K. kishte qenë aktiv në një grup komunist turk në të kaluarën dhe kishte ikur për në Gjermani në vitin 2007 në statusin e azilantit, ndërsa në vitin 2016 ai edhe mori shtetësinë gjermane, raporton Sueddeutsche Zeitung.

Ankaraja ka akuzuar K. për përfshirje në dy vrasje, akuza të cilat gjykatat gjermane ka thënë se të jenë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG