Ndërlidhjet

SHBA: Një gjyqtar e bllokoi verzionin e fundit të urdhrit të Trumpit


Një gjyqtar amerikan dje e ka bllokuar urdhrin e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për imponim të kufizimeve për shetetasit e disa vendeve gjatë hyrjes në Shtetet e Bashkuara.

Ndalesa e pakufizuar që është shpallur muajin e kaluar, mendohej se do të hynte në fuqi këtë javë. Me kërë urdhër kufizohej udhëtimi në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit, Somalisë, Çadit, Koresë Veriore dhe për disa zyrtarë nga Venezuela.

Shteti Havaji ka ushtruar padi në një gjykatë federale në Honolulu për ta bllokuar këtë urdhër. Në të nuk janë sulmuar kufizimet lidhur me Korenë Veriore dhe Venezuelën.

Në vendimin e tij, gjyqtari Derrick Watson, tha se urdhri i Trumpit “qartazi diskriminon në bazë të kombësisë” dhe dështon të tregoj se njerëzit që vijnë nga vendet e theksuara do të ishin të “dëmshëm” për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në deklaratën e vet, Shtëpia e Bardhë, vlerësoi se vendimi është në mënyrë të “rrezikshme me të meta” dhe tha se Departamenti i drejtësisë do ta “mbrojë fuqishëm” urdhrin për kufizimet e udhëtimeve të presidentit, Donald Trump.

XS
SM
MD
LG