Ndërlidhjet

Ligjvënësit serbë në Bosnjë e miratuan rezolutën për “neutralitet ushtarak”


Pamje e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe në Banjallukë

Ligjvënësit serbë në Bosnjë e kanë miratuar një rezolutë jo-obliguese, me të cilën insistohet “neutraliteti ushtarak” në entitetin e dominuar me popullatë shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë, në kuadër të përpjekjes për ta kundërshtuar anëtarësimin potencial të Bosnjë-Hercegovinës në NATO.

Trupi legjislativ i Republikës Serbe në Bosnjë këtë masë e ka miratuar sot. Në tekstin e dokumentit të miratuar theksohet, po ashtu, se serbët e Bosnjës të gjitha vendimet e ardhshme do t’i koordinojnë me Serbinë.

Ligjvënësit opozitarë janë parandaluar të marrin pjesë në këtë seancë, pasi ata kishin protestuar lidhur me çështje të tjera, që nuk ishin të lidhura me këtë vendim.

Ky dokument ishte inicuar nga lideri nacionalist i Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodig, i cili angazhohet fuqishëm për interesat ruse, duke shprehur kundërshtim ndaj ndikimit në Ballkan të NATO-s, Bashkimit Evropiandhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG