Ndërlidhjet

Talibanët vrasin mbi 40 ushtarë afganë


Afganistan
Afganistan

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se 43 ushtarë janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm në provicën jugore Kandahar.

Zëdhënësi i Ministrisë, Dawlat Wazeri, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në bazën e Ushtrisë Kombëtare Afgane në qarkun Maivand.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Ai ndodh dy ditë pas një sulmi tjetër vetëvrasës dhe me armë zjarri në qytetin Gardez të provicës Paktia, ku kanë mbetur të vdekur së paku 80 njerëz dhe të plagosur rreth 300 të tjerë.

Qeveria e Kabulit, e mbështetur nga Perëndimi, po përpiqet të mposhtë kryengritësit qysh pas largimit të shumicës së forcave të NATO-s, në vitin 2014.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së voni, ka shpallur një strategji të re për Afganistanit, e cila parasheh dërgimin e mbi 3,000 ushtarëve shtesë amerikanë në këtë vend.

XS
SM
MD
LG