Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se SHBA do që të thellojë bashkëpunimin me Indinë, në kohën kur po rritet ndikimi i Kinës në Azi.
Ai e përshkroi Indinë si “partner në një marrëdhënie strategjike” dhe tha se SHBA “nuk do ta ketë kurrë marrëdhënien e njëjtë me Kinën, një shoqëri jodemokratike”.
Tillerson tha se Pekini nganjëherë vepron jashtë konventave ndërkombëtare, duke përmendur si shembull kontestet në Detin e Kinës Jugore.
Ai i bëri këto komente në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me seli në Uashington.
Tillerson do të vizitojë Indinë javën e ardhshme, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, do të vizitojë disa shtete aziatike në nëntor, përfshirë Kinën.