Ndërlidhjet

Parlamenti ukrainas do të konsideroj heqjen e imunitetit nga ligjvënësit pas protestave


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Parlamenti i Ukrainës do të marrë në konsideratë ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe imunitetin e ligjvënësve pas kërkesave të protestuesve para parlamentit.

Mijëra demonstrues nga radhët e partive opozitare janë mbledhur ditëve të fundit dhe po planifikojnë të mbajnë një protestë tjetër të madhe më 19 tetor, për të rritur presionin ndaj presidentit Petro Poroshenko, për të miratuar reformat antikorrupsion ose për të hequr dorë.

Agjenda e parlamentit më 19 tetor përfshin një votim mbi reformat e kujdesit shëndetësor përpara se çështja e imunitetit të ligjbërësve të konsiderohet në pasdite, që do të pasohen nga ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Pavarësisht thirrjeve nga të dyja palët për protesta paqësore, ka pasur përplasje midis policisë dhe protestuesve, të cilët kanë ngritur tenda jashtë parlamentit.

Të paktën 10 persona u arrestuan më 18 tetor pasi policia përdori gaz lotsjellës kundër turmës, raportojnë mediat ukrainase.

XS
SM
MD
LG