Ndërlidhjet

Milicitë e përbëra nga gratë kurde luftojnë IS


Ilustrim - Foto nga arkivi
Ilustrim - Foto nga arkivi

Një grua kurde, milice që mori pjesë në lirimin e qytetit në veri të Sirisë, Raqqa nga ekstremistët e Shtetit Islamik, tha se do të vazhdoj luftën për të çliruar gratë nga sundimi brutal i ekstremistëve.

Nisreen Abdullah, nga njësiti i mbrojtjes së grave, lexoi një deklaratë në Sheshin Raja të Raqqës, ku luftëtarët IS kishin kryer disa vrasje publike.

Ajo tha se ushtria e grave, deri më tani ka humbur 30 luftëtare në betejën katërmujore.

"Ne e kemi arritur qëllimin tonë, për të zhdukur fortesat e terrorizmit në kryeqytetin e tyre të vetëshpallur, për të çliruar gratë dhe rikthyer nderin ndaj grave Yazidi duke çliruar dhjetra skllave", tha Abdullah.

Nën sundimin e shtetit islamik, gratë u detyruan të mbanin burka dhe mund të qëlloheshin me gurë për vdekje për kurorëshkelje. Qindra gra dhe vajza nga minoriteti Yazidi i Irakut u kapën dhe u përdorën si skllave seksuale.

Forcat Demokratike të Sirisë, një koalicion i disa fraksioneve, thanë të martën se operacionet ushtarake në Raqqa kanë përfunduar dhe se luftëtarët e tyre kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, kolonel Ryan Dillon, shkroi të enjten se Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë pastruar 98 përqind të qytetit, duke shtuar se disa militantë mbesin të fshehur në një xhep të vogël në lindje të stadiumit.

Dillon shtoi se ndërtesat dhe tunelet po kontrollohen për mbajtjet e mundshme të militantëve.

SDF pritet të mbajë një konferencë për shtyp në Raqqan qendrore të premten, gjatë së cilës qyteti do të shpallet i lirë nga ekstremistët për herë të parë në gati katër vjet.

XS
SM
MD
LG