Ndërlidhjet

Karrubi takohet me aktivistë për herë të parë pas arrestit shtëpiak


Ish- kryesuesi i parlamentit iranian, Mehdi Karrubi.
Ish- kryesuesi i parlamentit iranian, Mehdi Karrubi.

Autoritetet iraniane kanë lejuar figurën opozitare, Mehdi Karrubi, i cili është në arrest shtëpiak që nga viti 2011, për tu takuar me një aktivist nga partia e tij.

Djali i Karrubi, Hossein Karrubit, ka treguar për takimin në një intervistë më 19 tetor në ueb faqen e lajmeve iraniane Ensafnews.

Ai tha se takimi u zhvillua javën e kaluar, pas një vendimi të Këshillit të Lartë Kombëtar të Iranit.

"Ata morën Esmail Doostin, një anëtar i këshillit qendror të Partisë Kombëtare të Mirëbesimit dhe e sollën tek Karrubi javën e kaluar," tha Hossein Karrubi.

Karrubi, 79 vjeç, së bashku me ish kryeministrin, Mir Hossein Musavi, dhe gruan e tij Zahra Rahnavard, u vunë nën arrest shtëpiak në shkurt të vitit 2011 ngase kishin kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 dhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ata nuk janë akuzuar zyrtarisht dhe u lejohet vetëm takime me anëtarë të familjes së ngushtë.

XS
SM
MD
LG