Ndërlidhjet

Putin kritikon SHBA-në për mospërfillje të marrëveshjeve bërthamore


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti Vladimir Putin, po kritikon Shtetet e Bashkuara se Uashingtoni refuzon për t'iu përmbajtur marrëveshjeve të mëdha lidhur me armët bërthamore dhe kimike.

Kritika e Putinit erdhi më 19 tetor gjatë një fjalimi në një takim të ekspertëve të politikës së jashtme ruse dhe ndërkombëtare të njohur si Klubi i Diskutimeve “Valdai”, në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi.

Udhëheqësi rus këmbënguli që Moska kishte përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjeve për të zvogëluar rezervat e plutoniumit, të cilat mund të përdoren në armë bërthamore.

Ai tha se Rusia kishte shkatërruar edhe rezervat e armëve kimike.

Uashingtoni, pohoi ai, kishte dështuar vazhdimisht për të përmbushur këto marrëveshje.

XS
SM
MD
LG