Ndërlidhjet

Vritet komandanti i lartë i militantëve pakistanezë


Lideri i grupit militant pakistanez, Omar Khalid Khorasani, është vrarë sot, nga sulmet ajërore të SHBA-së.

Një udhëheqës militant i akuzuar për disa sulme vdekjeprurëse me bomba në Pakistan, është vrarë në një aksion me dron të SHBA-së në Afganistan, ka konfirmuar një zëdhënës i grupit ekstremist.

Asad Mansoor, një zëdhënës i grupit militant Jamaat-ul-Ahrar (JuA), më 19 tetor i tha agjensisë së lajmeve Reuters përmes telefonit se udhëheqësi Omar Khalid Khorasani ka vdekur më parë gjatë ditës.

"Udhëheqësi ynë ...u plagos në aksionin më të fundit ajërorë në Afganistan. Ai u plagos rëndë dhe sot ka vdekur", tha zëdhënësi.

Tetë komandantë të tjerë të lartë të grupit JuA thuhet se u vranë në sulmet ajërore me dron në Khorasani.

Pentagoni ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi vrasjet.

Khorasani ishte organizatori i dyshuar i një sulmi terrorist të dhjetorit 2014 në një shkollë të Peshawarut që vrau 147 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.

XS
SM
MD
LG