Ndërlidhjet

Liderët evropianë mështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin


Foto nga arkivi

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kanë shprehur mbështetjen e tyre për një marrëveshje të rëndësishme, që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

"Këshilli Europian riafirmon angazhimin e tij të plotë ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe mbështet deklaratën e Këshillit të punëve të Jashtme të 16 tetorit 2017", thonë udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në një deklaratë të shkurtër, të parë nga RFE / RL.

Trump, në një fjalim rreth politikës me Iranit më 13 tetor, ka refuzuar të vërtetonte pajtueshmërinë e marrëveshjes me Iranin dhe tha se do t'i kërkonte Kongresit të forcojë legjislacionin për të vënë më shumë presion ndaj Teheranit që ta pengojë në "rrugën" e tyre drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Ministrat e Jashtëm të BE në fillim të javës miratuan një deklaratë ku thuhej se marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), është "një element kyç i arkitekturës globale të mospërhapjes bërthamore dhe është vendimtar për sigurinë e rajonit ".

XS
SM
MD
LG