Ndërlidhjet

Kanada: Miratohet verzioni i aktit Magnitsky


Sergei Magnitsky, i cili ndihmoi në zbulimin e një skeme masive të mashtrimit me taksa në Rusi, u arrestua nga autoritetet dhe vdiq në një burg në Moskë në vitin 2009.
Sergei Magnitsky, i cili ndihmoi në zbulimin e një skeme masive të mashtrimit me taksa në Rusi, u arrestua nga autoritetet dhe vdiq në një burg në Moskë në vitin 2009.

Kanadaja ka miratuar verzionin e aktit Magnitsky të SHBA-së, i cili sanksionon rusët për abuzimet e pretenduara me të drejtave të njeriut.

Ky akt ka nxitur komente zemëruese nga zyrtarët rusë, duke përfshirë presidentin Vladimir Putin.

Akti i Drejtësisë për Viktimat e Zyrtarëve të Jashtëm të Korruptuar (Sergei Magnitsky Law), që më parë kaloi dy shtëpitë e Parlamentit Kanadez, më 19 tetor mori miratimin mbretëror, që kërkohet para se të hyjë në fuqi një projekt-ligj.

Ligji do të lejojë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për zyrtarët nga Rusia dhe vendet e tjera që konsiderohen të jenë fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Akti po ashtu do të parandalojë firmat kanadeze që të merren me shtetas të huaj të cilët janë "përgjegjës për vrasje, torturë ose shkelje të tjera të rënda të të drejtave njerëzore të njohura ndërkombëtarisht".

Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Magnitsky në vitin 2012 me sanksione të ngjashme për rusët që thuhet se janë të përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ligji u frymëzua nga avokati rus Sergei Magnitsky, i cili ndihmoi në zbulimin e një skeme masive të mashtrimit të taksave në Rusi, por u arrestua nga autoritetet dhe vdiq në një burg në Moskë në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG