Ndërlidhjet

Uzbekistan: Lirohet aktivisti opozitar pas 11 viteve burgim


Muhammadali Qoraboev
Muhammadali Qoraboev

Autoritetet uzbeke kanë liruar një aktivist opozitar i cili ka kaluar 11 vitet e fundit në burg nën akuza që përkrahësit e tij thonë se ishin të motivuara politikisht.

Muhammadali Qoraboev, i tha Radios Evropa e Lirë, se lirimi i tij më 18 tetor ishte rezultat i "ndryshimeve të vazhdueshme në vend".

"Ka zhvillime demokratike në vend dhe këto ndryshime po i arrijnë edhe ata që qëndrojnë prapa grilave", tha Qoraboev, duke shtuar se ai planifikon të rikthehen me aktivitete politike.

Qoraboev, u dënua në vitin 2006 me 5 vjet e gjysmë burgim nën akuzat për grabitje që mbështetësit thonë se ishin të pabaza dhe të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG