Ndërlidhjet

Përleshjet e ushtrisë irakiane dhe forcave kurde


Perballjet e ushtrisë irakiane dhe forcave kurde, Pershmerga.

Ushtria e qeverisë irakiane u përleshën me luftëtarët kurdë Peshmerga.

Përplasja më 20 tetor në afërsi të qytetit Altun Kupri, në pjesën më veriore të provincës Kirkuk, ndodhi në një autostradë kryesore rreth 50 kilometra në jug të Irbilit, kryeqytetit të rajonit autonom kurd të Irakut.

Luftimet erdhën tre javë pasi rajoni kurd mbajti një referendum të pavarësisë që Bagdadi e ka shpallur të paligjshëm.

Votuesit në rajonin autonom kurd dhe zonat e diskutueshme kurde, mbështetën ndarjen nga Irani në votimin e 25 shtatorit.

Kryeministri Haidar al-Abadi, thotë se forcat irakiane po lëvizin në zonat problematike të Irakut në veri, në mënyrë që të "mbrojnë unitetin" e vendit.

Sipas Bagdadit, luftëtarët Peshmerga po tërhiqen nga pjesë të tjera të Irakut, në ditët e fundit përpara mbërritjes së trupave qeveritare.

XS
SM
MD
LG