Ndërlidhjet

Lavrov skeptik rreth bisedimeve për siguri me SHBA-në


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se bota nuk duhet të presë "rezultate të konsiderueshme në të ardhmen " nga bisedimet strategjike të stabilitetit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij në konferencë në Moskë, Lavrov po ashtu përshkroi situatën rreth Traktatit të Forcave Bërthamore të Mesme (INF) si një "bllokim", në të cilin Uashingtoni po "refuzon të sqarojë" pretendimet e tyre se Rusia ka shkelur traktatin.

Ai tha se Moska kishte shqetësimet e veta në lidhje me shkeljet e mundshme të SHBA-së dhe akuzoi Uashingtonin se po " heshtë" në lidhje me "pandershmërinë" e vet.

Komentet e Lavrov vijnë një ditë pas komenteve të ngjashme të bëra nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi.

Putin tha se Moska do të përgjigjet "menjëherë” nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja INF.

Lavrov tha gjithashtu se Rusia ishte "skeptike" për dobinë e bisedimeve të mëtejshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara në formatin e Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike (START).

XS
SM
MD
LG