Ndërlidhjet

Munih: Policia thotë se në sulmin me thikë janë lënduar 4 vetë


Dy policë gjermanë afërt vendit ku disa persona janë lënduar nga një sulmues me thikë në qytetin Munih

Qyteti jugor gjerman, Munih, sot ishte në gjendje alarmi pasi një sulmues me thikë i ka lënduar katër vetë.

Sulmuesi, po ashtu, ishte përpjekur t’i therrte edhe dy persona të tjerë.

Më parë ka pasur raporte se ishin lënduar pesë vetë.

Policia e ka arrestuar një të dyshuar, pak orë pas sulmit dhe aktualisht autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse ky person ishte sumuesi me thikë.

Pas incidentit, policia ka kërkuar nga banorët në pjesën e qytetit, Rosenheimer Platz, që ndodhet afër qendrës së qytetit, që të mbeten brenda shtëpive.

Policia lokale tha se i dyshuari është një person afro 40 vjeçar, i cili qartazi ka vepruar i vetëm.

Sipas policisë, motivet e sulmit nuk janë të qarta.

XS
SM
MD
LG