Ndërlidhjet

SHBA: Pesë ish-presidentët morën pjesë në një koncert humanitar


Të pesë ish-presidentët e gjallë amerikanë së bashku në një fotografi të mëparshme

Të pesë ish-presidentët e gjallë të Shteteve të Bashkuara, janë paraqitur së bashku në një koncert për të mbledhur fonde për viktimat e uraganeve aktuale në Teksas, Floridë, Porto-Riko dhe Ishujt Virxhine.

Demokratët Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, së bashku me republikanët, George Bush i vjetri dhe George Bush i riu, u paraqitën së bashku në skenën në Teksas, ku gjendet libraria presidenciale e ish-presidentit, George Bush i vjetri.

Presidenti aktual, Donald Trump, nëpërmjet një videoje i ka dërguar mesazh këtij tubimi, me ç’rast ish-presidentët i ka quajtur “disa prej shërbyesve më të mirë publikë të Amerikës”.

Ish-presidenti, George Bush i vjetri, 93 vjeçar, i cili e ka një formë të sëmundjes së parkinsonit, është paraqitur i ulur në karrocë.

Të ish-pesë presidentët e gjallë amerikanë, thanë se prej 7 shtatorit, i kanë mbledhur 31 milionë dollarë për ndihmë për viktimat e uraganeve.

XS
SM
MD
LG