Ndërlidhjet

Barcelonë: Protesta kundër masave të paralajmëruara të Madridit


Pamje nga një protestë e mëparshme në Barcelonë
Pamje nga një protestë e mëparshme në Barcelonë

Në rrugët e Barcelonës dje janë mbledhur turma të mëdha të njerëzve për të protestuar kundër masave të paralajmëruara të kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, për t’i shkarkuar liderët e Katalonjës dhe për ta marrë kontrollin ndaj këtij rajoni separatist.

Policia e Barcelonës tha se në këtë protestë kanë marrë pjesë afro 450 mijë vetë. Ata kanë brohoritur “Liri” dhe “Pavarësi” dhe i kanë mbajtur flamujt separatist të Katalonjës.

Dje më herët gjatë ditës, kryeministri Rajoy, i shpalli planet për shkarkimin e liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe të baashkëpunëtorëve të tij, të cilët e kanë shkaktuar krizën më të thellë politike për disa dekada në Spanjë, duke e mbajtur refrendumin e kontestuar për pavarësi më 1 tetor.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e pat shpallur referendumin ilegal.

Masat e propozuara nga kryeministri duhet të miratohen në Senatin e Spanjës brenda pak ditësh.

Puidgemont tha se masat e qeverisë së Spanjës “nuk janë në harmoni me qasjen demokratike dhe ato nuk e respektojnë sundimin e ligjit”.

XS
SM
MD
LG