Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë tetë “terroristë” në qytetin Karaçi


Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Pakistanit

Forcat e sigurisë së Pakistanit thonë se i kanë vrarë tetë militantë gjatë një aksioni në qytetin-port, Karaçi , në pjesën jugore të këtij vendi.

Forcat e sigurisë, në kumtesën e sotme, theksuan se militantët janë vrarë gjatë natës në aksionin e përbashkët me oficerët e njësive kundërterroriste, me ç’rast ka pasur shkëmbim të fuqishëm të të shtënave nga armët.

Në kumtesë thuhet se pesë “terroristë” janë vraarë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë, që ishin plagosur, kanë vdekur në rrugë për në spital.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe shefi i një grupi të ri militant, i cili ishte inspiruar nga Al-Kaida.

Në kumtesë, po ashtu, thuhet se gjatë aksionit në Karaçi janë plagosur një oficer i njësive të kundërterrorizmit dhe dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit.

XS
SM
MD
LG