Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ish-futbollisti i Milanos është zgjedhur kryetar i Tbilisit


Mbështetësit i urojnë ish-futbollistit Kakha Kaladze fitoren në zgjedhjet për kryetar të Tbilisit
Mbështetësit i urojnë ish-futbollistit Kakha Kaladze fitoren në zgjedhjet për kryetar të Tbilisit

Ish-futbollisti i klubit italian, Milano, Kakha Kaladze, është zgjedhur kryetar i Tbilisit, derisa partia në qeveri, Endërra Gjeorgjiane, e ka fituar shumicën e ulëseve në këshillat lokale në Gjeorgji.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kahka Kaladze, i cili ishte kandidat i Endërrës Gjeorgjiane, i ka fituar 51.13% të votave.

Kandidatët e kësaj partie, po ashtu, kanë fituar më tepër se 50% të votave në qytetet, Batumi, Poti dhe Rustavi, duke iu shmangur rundit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë ka shpallur se dalja në votime në zgjedhjet e djeshme lokale ishte 45.64%.

XS
SM
MD
LG