Ndërlidhjet

OSBE: Vlerësime pozitive për procesin zgjedhor në Gjeorgji


Kryeministri gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili, duke votuar në zgjedhjet lokale.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në përgjithësi ka dhënë nota të larta për zgjedhjet komunale të 21 tetorit në republikën e Kaukazit të Gjeorgjisë.

OSBE tha se "kandidatët ishin në gjendje të bënin fushatë lirshëm" dhe se "liritë themelore ishin respektuar", në zgjedhjet që janë parë si një provë kyçe për koalicionin në pushtet të Gjeorgjisë, përpara zgjedhjeve presidencial të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, organizata shtoi se kishte "disa parregullsi dhe vështirësi në plotësimin e rezultateve".

Rezultatet preliminare tregojnë se kandidatët e partisë Ëndrra Gjeorgjiane, u zgjodhën kryetarë të komunave të Tbilisit, Batumit, Poti dhe Rustavi në raundin e parë.

Në kryeqytet, Tbilisi, ish-futbollisti i Milanit, Kakha Kaladze ka fituar 51.06 përqind të votave, raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (CEC).

XS
SM
MD
LG