Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Forcat e sigurisë pakistaneze thonë se kanë vrarë tetë terroristë


Foto nga arkivi - Forcat paramilitare "Rangers" të Pakistanit

Forcat e sigurisë të Pakistanit thonë se kanë vrarë tetë militantë, në një bastisje në qytetin Karachi.

Forca paramilitare “Rangers” të Pakistanit, thanë në një deklaratë se militantët vdiqën gjatë natës në një bastisje të përbashkët me oficerët e kundërterrorizmit.

Sipas deklaratës pesë "terroristë" u vranë në vend, ndërsa tre të tjerë u plagosën dhe më vonë vdiqën rrugës për në spital.

Deklarata theksoi se kreu i një grupi të sapoformuar, të frymëzuar nga Al Kaeda, i quajtur Ansarul Sharia Pakistan, ishte ndër të vrarët.

Paramilitarët “Rangers” të Pakistanit thanë se një oficer kundërterrorist dhe dy trupa paramilitare u plagosën në bastisjen në Karachi, duke shtuar se armët dhe eksplozivët u konfiskuan nga militantët.

Karachi, qyteti më i madh i Pakistanit, me më shumë se 14 milionë banorë, konsiderohet si vend i fshehtë për talebanët pakistanezë dhe militantët e tjerë.

XS
SM
MD
LG