Ndërlidhjet

James Mattis viziton vendet aziatike


Foto nga arkivi- Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis në Kabul.
Foto nga arkivi- Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis në Kabul.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, tha sot se kufizimi i kërcënimeve ushtarake nga Koreja e Veriut do të jetë prioritet në agjendën e turneut të tij aziatik këtë javë.

Mattis, që do të vizitojë Filipinen, për bisedimet e sigurisë me ministrat e mbrojtjes së Azisë Juglindore, ndër të tjera tha se do të diskutonte "krizën rajonale të sigurisë, të shkaktuar nga pamaturia ".

"Ne do të diskutojmë ... se si ta ruajmë paqen duke qenë të gatshëm ushtarakisht, ndërsa diplomatët tanë japonezë, të Kores së Jugut dhe nga SHBA-ja, të punojnë me të gjitha vendet për të denuklearizuar gadishullin korean", u tha Mattis gazetarëve.

Tensionet kanë qenë të larta në gadishull korean, ndërsa Pyongyang ka organizuar testin e gjashtë bërthamor.

Në anën tjetër, Trump dhe lideri veri-korean, Kim Jong-Un, kërcënuan për luftë, ndërsa kanë shkëmbyer fyerje personale.

XS
SM
MD
LG