Ndërlidhjet

Gjendet trupi i pajetë i një transgjinori në Pakistan


Ilustrim

Policia pakistaneze thonë se trupi i një personi transgjinor, u gjet në qytetin veriperëndimor të Peshawar, sulm ky kundër komunitetit të margjinalizuar në një vend mysliman.

Zyrtari i lartë i policisë, Sajjad Khan, tha se policia nuk ishte në gjendje të identifikonte trupin deri më tani, megjithëse u mblodhën shenjat e gishtërinjve dhe ishin marrë mostrat e ADN-së.

Sipas të dhënave të regjistrimit të lëshuara në gusht, popullsia e përgjithshme transgjinore në Pakistan ishte më shumë se 10,400.

Në vitin 2009, Pakistani u bë një nga vendet e para në botë që ligjërisht ka njohur gjininë e tretë, duke u lejuar komunitetit transgjinorë të marrin kartat e identitetit dhe të votojnë.

Përkundër këtij progresi, shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me diskriminim të shfrenuar.

XS
SM
MD
LG