Ndërlidhjet

Rusia dhe SHBA-ja do të marrin pjesë në takimin ASEAN


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Shefat e mbrojtjes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të bashkohen me homologët e Asociacionit të vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), për të diskutuar kërcënimet lidhur me terrorizmin dhe programin e armëve të Koresë së Veriut.

Vendet e ASEAN-it, Brunei, Birmania, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tailanda dhe Vietnami, janë planifikuar të takohen ditën e parë.

Takimit do t’i bashkangjiten një ditë më vonë, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Japonia, kina Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re dhe India.

Në takim do të diskutohet gjithashtu bashkëpunimi për sigurinë detare, ndihma humanitare, përgjigjja ndaj katastrofave dhe siguria kibernetike.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pritet të marrë pjesë në takimet, së bashku me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis i cili tashmë ka arritur në konferencë.

XS
SM
MD
LG