Ndërlidhjet

Ronaldo – futbollisti më i mirë i vitit në botë


Cristiano Ronaldo duke e puthur trofeun pasi u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA për këtë vit

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka arritur argjentinasin, Lionel Messi, duke e fituar për të pestën herë çmimin për lojtarin më të mirë në botë këtë vit nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).

Në ceremoninë e mbajtur mbrëmë në Londër, pas Ronaldos, që është edhe anëtar i kombëtares së Portugalisë, është plasuar Lionel Messi, ndërsa në vendin e tretë gjendet braziliani, Neymar da Silva Santos.

Kështu Ronaldo, 32 vjeçar, për të dytën herë me radhë u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, pasi këtë titull e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG