Ndërlidhjet

Gazetarja në spital, Kremlini e fajëson një të çmendur


Gazetarja Tatyana Felgengauer
Gazetarja Tatyana Felgengauer

Radioja ruse, Ekho Moskvy, thotë se gazetarja e saj e njohur, Tatyana Felgengauer, e cila dje ishte therrë me thikë në qafë nga një sulmues, është bërë operacion dhe transferuar në njësinë e kujdesit intenziv në një spital të Moskës.

Ajo dje ishte dërguar në spital pasi ishte sulmuar në zyrat e radios në Moskë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlimnit, Dmitry Peskov, sot i ka hedhur poshtë sugjerimet se mund të ketë lidhje ndërmjet sulmuesit dhe zyrtarëve të presidencës së Rusisë.

Peskov për këtë sulm me thikë e ka fajësuar “njeriun e çmendur”.

“Aksionet e njeriut të çmendur janë aksione të njeriut të çmendur”, tha Peeskov dhe ka shtuar se “përpjekja për ta ndërlidhur atë me diçka tjetër është absolutisht e gabueshme dhe jologjike”.

Komiteti hetues i Rusisë e ka identifikuar sulmuesin me emrin, Boris Grits, 48 vjeçar, shtetas i Rusisë dhe Izraelit.

Këtij personi i është caktuar paraburgimi deri më 23 dhjetor.

XS
SM
MD
LG