Ndërlidhjet

Prokurori rus kërkon rishqyrtimin e aktit Magnitsky


Prokurori rus, Yury Chaika.
Prokurori rus, Yury Chaika.

Prokurori i përgjithshëm rus, Yury Chaika, i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, të nisë një hetim penal kundër investitorit britanez, William Browder, njeriut që kishte filluar aktin Magnitsky, që sanksionon rusët për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë të transmetuar nga kanali televiziv, Rossiya 24, Chaika tha se i kishte dërguar një letër Sessions, duke i kërkuar atij të fillonte një hetim kundër Browder dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të rishqyrtojë aktin Magnitsky.

"Ne e kemi thënë direkt se, nga këndvështrimi ynë, akti është miratuar për asnjë arsye, ndërkohë që është shtyrë përpara nga njerëz që kanë kryer krime në Rusi," tha Chaika.

Më 23 tetor, Browder tha se ishte ndaluar që të fluturonte për në Shtetet e Bashkuara, pasi Rusia e ndaloi atë sepse e kishte vendosur në listën e personave të kërkuar nga Interpol.

Browder, u dënua me nëntë vjet burg, në vitin 2013 për evazion fiskal nga një gjykatë në Moskë.

XS
SM
MD
LG